Një grua nga Zubin Potoku është gjetur e vdekur pas disa ditësh kërkimi.
Njoftimin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Në njoftim bëhet e ditur se ajo është gjetur në brezin kufitare me Serbinë, ku edhe kishte rënë në humnerë.
“Pas një kërkimi disa ditorë për gjetjen e gruas nga Zubin Potoku, së bashku me Policinë e Kosovës u bë e mundur gjetja dhe tërheqja e trupit nga një vend i vështirë në brezin kufitar me Serbinë”, thuhet në njoftim.