Egzon Haziri – rreth 30 vjeçar – dyshohet se mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë.
Ai është nga fshati Bellopojë, Podujevë dhe Llapi.info ka marrë informacione për të nga disa të afërm të tij.
Egzoni është rritur jetim (pa baba) dhe e ka vetëm një vëlla.
Nëna e tij është arsimtare në shkollën e fshatit Bellopojë.
Derisa, përveç vrasjes së 30 vjeçarit, nga kjo ngjarje e rëndë kanë mbetur të plagosur edhe dy persona tjerë, njeri nga ata, grua, ka humbur jeten para pak minutave.