Ditëve të fundit kanë qarkulluar zëra për rrëmbime të qytetarëve në veri të vendit.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka filluar të marrë masa. Siç ka bërë të ditur përmes një komunikate, ky institucion ka thënë se tashmë ka filluar t’i trajtojë me seriozitet këto raportime.
Për këtë, duket se policia edhe ka shtuar numrin e pikave të kontrollit.
“Kërcënimet dhe rrezikimi i sigurisë së qytetarëve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, ka krijuar rrethana të domosdoshme në ngritjen e kapaciteteve policore në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale”, shkruan ndër të tjerash në komunikatë.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë: