Mediat sllovake kanë publikuar pamjet kur kryeministri Robert Fico transportohet me helikopter në spital, pasi u plagos me armë.
Siç shihet nga pamjet, bashkë me stafin mjekësor, e shoqërojnë truprojat e tij.
Kryeministri sllovak raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se ka një plumb në bark dhe një në kokë.
Autori është identifikuar si 71-vjeçari Juraj Tsintulaj, një shkrimtar i njohur në vend.