U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Defrim Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar këto pika dhe janë marrë këto vendime:

Vendimi për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale me pronë private për interes publik;
Vendimi për miratimin e Projekt Statutit të QKMF-së;
Vendimi për Ridestinimin e mjeteve financiare nga buxheti i vitit 2022;
Vendimi për miratimin e Projekt Planit për Trashëgimi Kulturore 2022-2025;
Vendimi për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2023;
Vendimi për miratimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2022-2027;
Vendimi për miratimin e Progaarmit komunal tre vjeçar për banim 2022 – 2025
Shqyrtimi i Raportit financiare për periudhën janar – shtator 2022
Informatë për përgatitjen e vitit shkollor nga DKA-ja 2022/2023;
Shqyrtimi i Raportit të performances komunale për vitin 2021;