Pas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës, se tre nga pjesëtarët e formacioneve terroriste të armatosura në Banjskë të Zveçanit tashmë janë vrarë ndërsa një prej tyre është arrestuar, ka reaguar edhe filozofi dhe profesori universitar Blerim Latifi, i cili iu drejtua me urimin e vjetër me shqiptarëve “U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës!”.
Reagimi i Latifit:
Disa terroristë deri me tani janë eleminuar. Është koha për urimin e vjetër që e kanë pasë zakon shqiptarët ta thonë në këso rastesh: U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës!