Pesë ditë më parë, çatia e objektit të ri të Komunës së Prishtinës u rrëzua.
Si pasojë e këtij incidenti, një 23 vjeçare, Elza Ujkani, pësoi lëndime të rënda trupore, për të cilat edhe po merr trajtim mjekësor në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.
“Elza është sjellë në mjekimin intensiv pas lëndimeve që ka pësu me rastin e rënies së një pjese të kulmit të Komuna e re. Qysh në natën e parë kur është ardhë, është dashur t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik për shkak të lëndimeve, gjegjësit gjakderdhjes që ka pësu në indin trunor si pasojë e kësaj goditje. Ajo vazhdon të marrë kujdesin në Klinikën e Mjekimit Intensiv Qendror, vazhdon të qëndrojë e fjetur me barna dhe e varur nga aparatura mjekësore” ka thënë për Indeksonline Shaqir Uka, nga kjo Klinikë.