Ushtrues i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, është intervistuar sot nga prokuroria.
Klinaku shkroi mbrëmë në një postim të tijin në Facebook që “më parë do ta vriste Albin Kurtin se sa t’ia lëshonte rrugën e të ikte nga Kosova”.
Ndërkaq sot Prokuroria Speciale ka urdhëruar Policinë e Kosovës që ta intervistojë klinakun nën dyshimin për “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës”.
“Ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka intervistuar sot, personin me inicialet, F.K, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
“I njëjti pas intervistimit është lëshuar në procedurë të rregullt”./Klan Kosova