Tre turistë çekë janë shpëtuar nga policia shqiptare.
Siç shkruan Top Channel, për shkak të terrenit të vështirë, ata mbetën të bllokuar në Curraj të Epërm.
https://permbledhja.com/e-rende-xhaxhai-gjen-te-vdekur-ne-rezervuar-nipin-e-tij-17-vjecar/
Policia e Tropojës, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën.
Pas disa orësh kërkimesh intensive në terrenin e thepisur të Valbonës, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Maja e Boshit”.
Policia fillimisht i nxori turistët nga terreni i rrëzikshëm ku ishin bllokuar dhe më pas i transportuan të tre shtetasit çekë, për rreth 2 orë, deri në Bjeshkët e Vashqefenit, ku ishte e mundur ulja e helikopterit.
Videoja e plotë KËTU