Një ngjarje e trishtë ka ndodhur ditë më parë në komunën e Podujevës.
Xheneta Lutolli (19 vjeç) bashkë me nënën e saj, Sanie Kodraliu u paten arrestuar me aludimet se janë përfshirë në shuarjen e një fetusi gjatë shtatëzanisë.
IndeksOnline ka intervistuar nënën e Xhenetes, Sanijen e cila edhe është liruar nga paraburgimi.
E reja nga Podujeva vazhdon të ndodhet në paraburgim, derisa prindërit e saj ekskluzivisht kanë rrëfyer gjithë ngjarjen për IndeksOnline.