Një nënë në Turqi është ribashkuar me vajzën e saj pothuajse pas dy muajve pasi u ndanë nga një tërmet shkatërrues.
Foshnja, e quajtur Vetin, iu kthye nënës së saj pasi një test i ADN-së konfirmoi lidhjen e tyre.
Infermieret e kishin quajtur foshnjën “Gizem Bebek”, që do të thotë “fëmijë misterioz” në turqisht, sipas ministrisë. Ajo është 3 muajsh e gjysmë, transmeton Klankosova.tv.
Foshnja u nxor nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay më shumë se pesë ditë pasi Turqia jugore u godit nga një tërmet që mori dhjetëra mijëra jetë. Fëmija nuk kishte probleme shëndetësore, tha ministria.
Agjencia turke e lajmeve Anadolu raportoi se nëna e foshnjës, Yasemin Begdas, u lëndua nga tërmeti, ndërsa babai dhe vëllai i saj më i madh u vranë.