Nga Trusti Pensional i Kosovës kanë deklaruar se nuk posedojnë të dhëna rreth pagave të të punësuarve.
Por, vetëm për çështje të kontributit pensional.
“Të dhënat që i marrim ne në Trust nga ATK-ja janë vetëm për çështje të kontributit pensional. Ne nuk marrim informacione të pagave të të punësuarve por vetëm pagesa të kontributeve”, ka thënë zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.
Ai ka treguar se të dhënat e kontribuimit në Trust për vitin 2023 do të bëhen të ditura në fillim të muajit mars të këtij viti.
“Për çështje të nivelit të kontribuimit, ne i nxjerrim të dhënat e kontribuimit minimal në raportet vjetore (nën supozimin e kontribuimit me 10% në Trust – sa është obligimi ligjor) por këto dhëna për vitin 2023 do t’i kemi gati nga fillimi i marsit”, ka shtuar ai.
Front Online ka dërguar pyetje në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) por të njëjtin kanë rekomanduar që t’i referohemi faqes publike dhe nuk kanë dhënë informacione të detajuara lidhur me atë se sa persona marrin ende pagë 170 euro.
Paga minimale në Kosovë aktualisht është 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.
Vlera e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndryshuar që nga viti 2011 dhe është më e ulëta në Evropë, sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave, Eurostat.
Po ashtu, ky ligj ndryshon shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, si dhe procedurën e vendosjes së pagës minimale.