Tri vepra penale rëndojnë mbi Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dal me njoftim lidhur me arrestimin e Gjestit.

Sipas Prokurorisë këngëtari është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale:

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” në bazë të nenit 321 të KPRK-së”.

Tutje thuhet se prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në lidhje me këtë rast.