Tri vajza në Gjakovë u vetëlënduan në duar për shkak të Tik-Tokut, Prokuroria e cilëson si shtytje në vetëvrasje

Dyshohet se shkaku i një fenomeni që po qarkullon në “TikTok”, tri nxënëse në Gjakovë të hënën kanë lënduar veten në duar.

Të miturat janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa rastin e ka dërguar në Polici Drejtoria Komunale e Arsimit.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë për Tëvë1 ka bërë të ditur se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, derisa rasti është cilësuar “shtytje në vetëvrasje”.

Por, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, Prokuroria në fjalë është deklaruar se s’mund të jap më shumë informata.

“Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e duhura hetimore, ashtu që veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim me policinë. Për shkak të ndjeshmërisë së rasti nuk mundë të japim më shumë informata lidhur me këtë rast”.