Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Një shqiptar ka mbetur i vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë pas një sherri mes tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Padovas. Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarët u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin, ndërsa janë goditur me thika.
Si pasojë e plagëve, njëri prej tyre vdiq dhe u gjet i pajetë në korridorin e pallatit ku banonte.
Ndërsa 2 shqiptarët e tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Njëri prej të dyve është në gjendje të rëndë me plagë të shumta nga goditjet me thikë.
Sherri nisi pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Identiteti i asnjë prej të treve nuk është bërë i ditur.
Policia italiane shkoi në vendngjarje për të mbledhur prova dhe po heton këtë krim