Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë për një rrahje në rrugën ,,12 Qershori” në Shtime. Sipas policisë dyshohet për dhunë në familje me ç’rast janë lënduar tre persona.
Të lënduarit pasi kanë pranuar ndihmë mjekësore në QMF në Shtime, janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Ferizajt.
“Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha për Gazetën Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet”, tha ai.