Kompania e hekurudhave Trainkos Sh.A. ka njoftuar se studentët mund të përfitojnë zbritje prej 50% në udhëtimet me tren, por vetëm nëse plotësojnë disa kushte të përcaktuara nga kompania.
Sipas njoftimit, studentët duhet të posedojnë ID kartelën e fakultetit për vitin akademik aktual ose fletëpagesën e semestrit për vitin përkatës.
Gjithashtu, studentët e diplomuar (absolventët) që janë të liruar nga pagesat duhet të kenë vërtetim nga fakulteti që dëshmon statusin e tyre për vitin akademik përkatës.

