Tragjedia e Llapushnikut | Ky është Fatlumi, 19-vjeçari që vdiq dy ditë pas prindërve të vet

Ky është Fatlum Gashi, 19-vjeçari nga Llapushniku i Drenasit, i cili për dy ditë qëndroi në koma pas aksidentit tragjik që ndodhi më 18 gusht, në rrugën Prishtinë–Pejë.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), plagët e marra ishin të rënda dhe fatale për të riun, i cili sot ndërroi jetë.

Nga i njëjti aksident humbën jetën menjëherë edhe prindërit e tij, Shemsi dhe Ajshe Gashi, duke e kthyer këtë ngjarje në një tragjedi të rëndë familjare.