Përplasje verbale ka ndodhur mes gazetarit Vehbi Kajtazit dhe analistit Gazmir Raci në Rubikon ku po diskutohej për leximin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, dhe rolin e Hashim Thaçit gjatë asaj kohe.
Derisa Kajtazi po diskutonte për videon e Lëvizjes Vetëvendosje për 16-vjetorin e pavarësisë dhe tendencën e kësaj partie për ta “fshirë” historinë e Hashim Thaçit, ndërhyri Raci duke thënë se “Thaçi ka qëllu kryeministër”.
“E pamë përvejtorin e pavarësisë, e pamë videon e qeverisë, sen ma të turpshëm skam pa. Kush e ka fshi historinë, regjimet komuniste. Nëse ti po provon me fshi historinë që Hashim Thaçi është jo lexues i deklaratës. Këtu ka një dallim thelbësor. Leximi i deklaratës së pavarësisë ka një histori në vete. Ka një përpjekje shumëvjeçare”, tha Kajtazi.
Adriatik Kelmendi: Nuk i ka rënë me short, ai ka qenë kryeministër.
Vehbi Kajtazi: Në fund është akti i leximit të shpalljes.
Gazmir Raci: As historia sja ka caktu
Rrahman Paçarizi: Ka pas meritë para asaj
Vehbi Kajtazi: Dhe tash nëse.. qetu është ideja.
Gazmir Raci: Ka qëllu kryeministër, ka mund të jetë kryeministër dikush tjetër, psh në negociata deri te shpallja e pavarësisë Ibrahim Rugova, ka qenë edhe Bajram Kosumi, Agim Qeku, mos i moho
Vehbi Kajtazi: Nuk ka qellu.. unë e kam qetu një aktgjykim të gjykatës të qarkut të Prishtinës..
Gazmir Raci: Veç ti mëherët akuzove për ndryshim të historisë e ti tash po ndryshon
Vehbi Kajtazi: Rrenë është kjo, rrenë, rren cka ka than qeveria dhe rren krejt ju që e përkrahni. Ju jeni krejt rrenca. Ti je rrenc më i madhi. Ti je rrenc. Nuk duroj më rrena në këtë studio. As manipulim. Rrenca janë këta. I ka shërby Hashim Thaçit, tash i ka thanë Albini përkrahem mu, rrenca jeni ju. Sot e 100 vjet nuk toleroj rrenë këtu ku jam unë. Rrenë, manipulim.