Nenad Rashiq, politikani serb i Kosovës duket se veçse e ka kristalizuar të sigurt një ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve të deritanishme.
Në proporcion një me dhjetë me Listën Serbe, Rashiq duket se po ia del mbanë.
Lista Serbe ka marrë 38 mijë e 954 vota deri tash.
Za Slobodu Pravdu i Opstanak e Nenad Rashiqit ka marrë 4 mijë e 46 vota.
Mbetet të shihet nëse në votat me kusht Lista Serbe (shembull: po t’i merrte mbi 1 mijë e 500 vota, dhe Rashiq asnjë, paramendim ky pa gjasa) do të mund t’ia thyejë atij rezultatin që i siguron një mandat në Kuvenin e Kosovës.