Thirrja e Britanisë: Shtetet e OKB-së ta njohin Kosovën, a Serbia ta dorëzojë Radoiçiqin

Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në OKB, Jennifer MacNaughta u ka bërë thirrje shteteve anëtare të OKB-së që ta njohin Kosovën, pasi sipas saj vetëm njohja garanton stabilitet e paqe për rajonin.

Veç kësaj, ajo komentoi edhe situatën e Banjskës, ku pati kritika për Serbinë, e më pas edhe thirrjen që ta dorëzojë Radoiçiqin.

Në anën tjetër, tek Kosova pati kritika rreth sulmeve ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Përveç deklarimit të përfaqësueses ishullore, vëmendje mori edhe ai i ShBA-së, që theksin e vuri tek mbyllja e UNMIK-ut, pasi sipas të cilit, nuk ka krizë sigurie në Kosovë./Përmbledhja

Përfaqësuesi amerikan në OKB: S’ka krizë sigurie në Kosovë, UNMIK-u duhet të mbyllet