Therren me thikë dy vëllezër, policia jep detaje

Gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar se pas një mosmarrëveshje një person kishte sulmuar fizikisht me armë të ftohtë (thikë) dy vëllezër.

Si pasojë e plagëve të marra, viktimat janë dërguar në QKUK, Prishtinë për trajtim, njëri ndalet për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa tjetri është liruar në shtëpi.

I dyshuari ndodhet në arrati. Rasti raportohet të ketë ndodhur në qytetin e FushëKosovës.