The Guardian ka shkruar editorial për të ardhmen e Kosovës.
Në vikend, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli me dëshpërim në lidhje me një dekadë bisedimesh për normalizimin e raporteve me Serbinë, e cila vazhdon të refuzojë njohjen e pavarësisë së shtetit të tij. Në një intervistë me the Guardian, z. Kurti ka pretenduar që negociatat, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ishin në rrezik që të futeshin në rrugë pa shtegdalje. Pak pas atij publikimi, kishte një konfirmim ogurzi që nadiri ishte arritur. Në një eskalim serioz të tensioneve, pesë njerëz, përfshirë edhe një zyrtar të Policisë së Kosovës, ishin vrarë në një pritë nga burra të paidentifikuar të armatosur në kufi me Serbinë.
Për Bashkimin Evrpoian dhe shefin e politikës së jashtme të saj, Josep Borrell, degëzimet e dështimit diplomatik do të shtriheshin shumë përtej fatit të veriut të Kosovës, me shumicën e saj serbe. Që në nisje të invadimit rus të Ukrainës, BE-ja ka përforcuar përpjekjet e saj për ta marrë Ballkanin Perëndimor brenda orbitës së saj për ta luftuar influencën ruse. Por, ajo që ndodhi të dielen jep indikacione se në këtë pikë të nxehtë ballkanike, qasja e saj nuk po funksionon.
Një marrëveshje në dukje historike në pranverën e kaluar obligoi Serbinë që ta njihte shtetësinë e Kosovës në këmbim të pushtetit gjysëm-autonom për komunat me shumicë serbe në veri. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paturpësisht ka refuzuar që ta nënshkruante marrëveshjen dhe bile edhe është fryer publikisht për këtë gjë. Në muajin prill, qeveria e tij kundërshtoi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Z. Kurti nuk ka ofruar vetëmenaxhimin politik në zonat me shumicë serbe. Ai ka antagonizuar banorët lokalë përmes vendosjes së njësiteve speciale policore dhe ka udhëhequr në zgjedhje të dështuara lokale, ku dalja ishte vetëm 4 për qind.
Një vallëzim i shtjelluar diplomatik prandaj është në rrezik që të kthehet në dhunë serioze. Por për këtë gjë, z. Borrell duhet po ashtu të marrë përgjegjësi. Z. Kurti konsideron që kolapsimi në besim i palës kosovare ka ardhur pas “humbjes së neutralitetit” nga i dërguari special i BE-së, Mirosllav Llajçak. Këtë verë, një grup i politikanëve të lartë perëndimorë i ra të njëjtës çështje për “politikën Beogrado-centrike” të perëndimit për Ballkan.
Brukseli dhe Washingoni duket se e kanë bërë prioritet nevojën për ta mbajtur Vuçiqin në anën e tyre, duke marrë parasysh influencën rajonale të këtij shteti dhe lidhjet domethënëse me Rusinë. Duke e bërë këtë gjë, ata kanë rrezikuar që ta neglizhojnë nevojën për ta mbrojtur Kosovën nga makinacionet e bullizimit dhe nga fqinji i saj më i madh që beson se s’ka të drejtë as të ekzistojë. Marrë parasysh rrethanat, dhe historinë e vonë të Ukrainës, është zor befasuese që Kurti është dyshues që të mos ofrojë pushtet më të madh për serbët e veriut që anojnë kah separatizmi. Ndërkohë në prapavijë, Rusia e ka bërë më të mirën e saj për të nxitur dhe eksploatuar jostabilitet, ndërsa presidenti serb në mënyrë rutinore manipulon krizën për të rritur mbështetjen nacionaliste në vendin e tij.
Disa shtete të BE-së thonë që edhe z. Kurti ka bërë gabime. Ai në mënyrë të pamençur ka rritur zemërimin në veri, ku autonomia më e madhe do të jetë e paevitueshme si pjesë e çfarëdo zgjidhjeje të suksesshme të problemit. Por kjo është çështje e statusit final që duhet të ecte paralelisht me veprime të vërteta nga ana e Beogradit. BE-ja po ashtu duhet të vë rend në shtëpinë e saj. Pesë shtete anëtare të BE-së deri tash nuk e kanë njohur Kosovën shkaku i një ekuivalence false që i bëjnë rrethanave të pavarësimit të saj me çështjet e brendshme minoritare. Një Evropë më e bashkuar do të ishte më autoritative dhe më efektive si ndërmjetësuese në këtë rajon vital por me telashe.
Editorial nga The Guardian