Propozimi i kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për shpalljen e “Qytetar Nderi” të Komunës së Drenasit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, është votuar me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit të Komunës në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të mbajtur më datën 27.12.2023.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit është udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, Milaim Hajdari, ndërsa merrnin pjesë; kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtor të drejtorive komunale, anëtarë të Kuvendit dhe përfaqësues të KFOR-it.
Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës kishte për rend dite 21 pika dhe të gjitha janë miratuar e diskutuar.