Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka uruar nënën e tij për ditëlindjen e 86.
Urimi i Thaçit për nënën e tij u bë përmes një komunikimi me video, pasi që i njëjti gjendet në paraburgim në Hagë.
“Si çdo 4 gusht, pavarësisht që gjendet në paraburgim në Hagë, nënës Hyrë kurrë nuk i ka munguar urimi i djalit të saj për ditëlindjen. Edhe sot kur mbushi 86 vjet, ajo pranoi thirrjen e shumëpritur, e cila për shkak të moshës së shtyrë po e plotëson sadopak nevojën e komunikimit me djalin e saj, Hashimin, përmes videolidhjeve”, ka njoftuar në Facebook Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”.
Kujtojmë se që nga momenti që Thaçi ka udhëtuar për në Hagë, atij i është mundësuar vetëm një herë që të vijë për vizitë në Kosovë, pasi nëna e tij ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.