Tha se VV e ka të sigurtë vendin e parë në zgjedhje, Haradinaj i përgjigjet Konjufcës

AAK dhe Nisma sot kanë zyrtarizuar koalicionin e tyre parazgjedhor. Ato në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që të mbahen, do të garojnë së bashku.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke iu përgjigjur kryeparlamentarit Glauk Konjufca, se vendi i parë është i sigurtë dhe tjerat parti garojnë për vendet dy e më poshtë, deklaroi se Konjufca njihet si kontradiktor për shumë tema.

Ai shtoi se koalicioni aspiron pozitën e parë.

“Ne dëgjojmë shpeshherë deklarata të zyrtarëve, pushtetarëve të sotëm. Vërtetë ata nuk mbajnë përgjegjësi për fjalën e vet. Kanë qenë kontradiktorë për shumë tema. Unë për këtë e kam pasë cilësu mashtrus Kurtin. Zoti Konjufca njëherë na pat thonë që s’ka as ksi as asi, për Asociacion. Pastaj i ndryshoj qëndrimet e veta. Kjo se pozita e të parit është e sigurtë, atë e din sovrani. Para këtyre zgjedhjeve, votuesi e ka shpall të parin VV, po ashtu si e ka shpallë mundet me ja marrë atë pozitë. Ne aspirojmë pozitën e parë në tabelën e subjekteve politike”, tha Konjufca për gazetarin Zgjim Sefa të lajmi.net.

Ndërsa Limaj, duke u përgjigjur se a po merr mbështetje nga AAK për ta kaluar pragun, ai u përgjigj se Nisma është parti e konsoliduar dhe se tani ka nevojë më shumë se kurrë për bashkim forcash.