Një tërmet është regjistruar sot pasdite në Leposaviq.
Kështu ka bërë të ditur sajti i specializuar i lëkundjeve sizmike.
Dridhjet janë dëgjuar edhe në komunat fqinje e në Pazar të Ri poashtu.
Sipas të dhënave të deritanshme, magnituda raportohet të ketë qenë 3.1 e shkallës Rihter.