Tërmet i rëndë në Tajvan, Hoti ngushëllon familjet e viktimave

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave që pësuan nga tërmeti i rëndë në Tajvan.

Ai tha se Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore.

“Tërmeti i rëndë në Tajvan ka lënë disa të vdekur e të lënduar, si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.  Prandaj, në këtë ditë të rëndë për popullin e Tajvanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Lutem për ta. Kosova është në mbështetje të popullit dhe institucioneve të Tajvanit në përballje me këtë fatkeqësi natyrore.”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.