Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të kenë mundësi sërish që ta votojnë projekt-ligjin që qytetarëve do t’u mundësonte të tërheqin një pjesë të parave Trustit Pensional.
Bekim Haxhiu, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka thënë Gazetës Express se ka përfunduar afati 30 ditor që Qeveria të jap mendim për Projektligjin e Trustit. Ekzekutivi s’e ka bërë.
“Ky projektligj do të kthehet në Kuvend dhe do të trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve”, ka thënë Haxhiu.
“Fillimisht do ju përcillet deputetëve pastaj do dërgohet në Kuvend për votim”, ka shtuar ai.