I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka mirëpritur vendimin e arritur sot mes Policisë së Kosovës, Misionit të EULEX-it dhe KFOR-it, për fillimin e largimit nga nesër të 25 për qind të pjesëtarëve të policisë në komunat veriore të vendit.
“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it të Kosovës dhe KFOR-it të NATO-s, siç është rënë dakord në Bratislavë”.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt de-eskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka thënë Lajçak.