Një qytetar nga Mitrovica ka tentuar të pajiset me dokumenta të Kosovës, por duke ofruar të dhëna të rreme.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orëve.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovice Veri (NJRHKEK) pas një pune intensive operative hetimore në bashkëpunim me zyrtarë nga ARC-ja si dhe në koordinim me prokurorin e shtetit , me datë 22.03.2024 në Qendrën për Pajisje me Dokumenteve në Komunën e Zubin Potok kanë arrestuar një person me të dhëna të rreme nga Mitrovica, i cili ka tentuar të pajiset me dokumente personale pasaporte dhe patentë shofer.
I njëjti me date 07.06.2013 ne ZGJC Mitrovicë veri përmes dokumenteve të falsifikuara është regjistruar me të dhëna të rreme ku me pastaj edhe pajiset me dokumente personale të RKS-së si letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer. Me datë 05.01.2024 i dyshuari NN paraqitet për aplikim në QPD Zubin Potok për t’i vazhduar afatet kohore të dokumenteve personale të RKS-së. Në bashkëpunim me Inspektoratin pranë ARC-së dhe verifikimin e dokumenteve që i dyshuari NN i ka paraqitur me rastin e aplikimit, është ardhur deri të një dyshim i bazuar se kemi të bëjmë një person NN i cili ka marre identitet të rreme si shtetas i RKS-së. Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orë.”