Të shtënat te gjykata në Gjermani, BILD: Plagosen babai dhe vëllai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit nga Kosova

Gazeta gjermane “Bild” raporton se nga të shtënat me armë jashtë gjykatës ku po gjykohet Hysein Akkurt, i akuzuari për vrasjen e boksierit kosovar, Besart Nimani, kanë mbetur të plagosur babai dhe vëllai i të akuzuarit.

Për vëllain ky medium raporton se është plagosur në këmbë, e babai raportohet se është plagosur në zemër dhe se është në gjendje të rëndë.

Raportohet se një nga të dyshuarit për sulmin e të mërkurës është arrestuar, ndërsa një tjetër është barrikaduar.

Akkurt u arrestua në qershor të vitit të kaluar në Bruksel. Dyshohet se së bashku me Aymand Daëoud Kirit (33), që është në arrati, e vranë Nimanin në Bielefeld. Ata kishin shkrepur 16 plumba në drejtim të boksierit kosovar që vdiq në vendin e ngjarjes./Reporteri