Një incident ka ndodhur sonte në Nashec të Prizrenit, e cila ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.
Një person ka mbetur i lënduar në këmbë si pasojë e plagëve qe pësoi nga arma dhe tashmë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Sinjali mëson se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitet policorë kanë intervenuar dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme.
Gazeta do t’ju mbajë të informuar.