Pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave ka pasur të shtëna me armë zjarri në Podujevë
Për këtë rast janë arrestuar tre persona të dyshuar.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur dje (e martë 18 qershor), ku janë konfiskuar një pistoletë me 9 fishkë, 5 gëzhoja dhe dy vetura.
“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,” shkruhet tutje në raportin e Policisë.