Specialisti Obstetër-Gjinekolog, Elton Peçi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video që tregon një proces lindjeje të veçantë.
Pamjet janë regjistruar në një spital privat në kryeqytet dhe tregojnë ardhjen në jetë të një fëmije që lind me këmishë.
Lindja me këmishë është një fenomen që ndodh tepër rrallë. Përllogaritjet tregojnë se një rast i tillë mund të regjistrohet në 80 mijë lindje.
Normalisht foshnjat lindin pa qeskën amniotike pasi ajo çahet para lindjes dhe ujërat e saj ndihmojnë fetusin që të dalë jashtë. Por në rastin kur fëmija lind me këmishë, ndodh që kjo qeskë të mos çahet.
Atëherë nevojitet ndërhyrja e mjekut, i cili kujdeset për të prerë qesen amniotike dhe për të lidhur kordonin umbelikal.
VIDEO:
View this post on Instagram