Në gusht të këtij viti Ministria e Punëve të Brendshme kishte hapur një konkurs për 50 vende të lira pune për pozitën “Zyrtar administrativ” ku mes tjerash kërkohej vetëm diploma e shkollës së mesme.
Sidoqoftë, u kuptua numri i personave që kanë plotësuar kriteret dhe janë ftuar për testim.
Numri është tejet i madh, pra për 50 vende kanë aplikuar 3 mijë e 335 kandidatë.
Sot është mbajtur Testi me shkrim për kandidatët që kanë plotësuar kriteret.