Një grup i të burgosurve sot në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc e kanë rrahur një të burgosur tjetër.
Insajderi ka mësuar se ky i fundit është dënuar për vrasjen e nënës së tij.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet se si ka ardhur deri tek përleshja.
Këtë e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Në Burgun e Sigurisë së Lartë një i burgosur është sulmuar fizikisht nga një i burgosur tjetër. I menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit korrektues, të cilët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë disiplinore dhe është themeluar komision i veçantë për të hetuar se si ka ardhur deri te sulmi fizik, ndërsa për rastin në fjalë janë njoftuar organet përgjegjëse”, thanë nga SHKK.