Tavani i çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme, ky është çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për limitin e çmimit të derivateve për sot.

Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 79 centë, i benzinës 1 euro e 76 centë, derisa i gasit është 78 centë.

Çmimet janë të njëjta me ato të ditës së djeshme.

Këto çmime do të vlejnë prej orës 10:00 dhe janë valide për 24 orët e ardhshme.