Talat Xhaferi dorëzon dorëheqjen nga kryetari i Kuvendit, pritet të marr një post më të lartë

Talat Xhaferi i cili ishte kryetar i kuvendit në Maqedoninë e Veriut, pritet që të marrë postin e kryeministrit të vendit edhe për 120 ditë të tjera.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.

Ndërsa ai, u shprehë së ndihet krenarë pasiqë në dy mandate ishte kryetar i të gjithë deputetëve dhe qytetarëve.

“Të nderuar qytetarë, sapo e parashtrova dorëheqjen në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Me ndjenjë krenarie dhe të përmbushjes, sepse në të dyja mandatet isha Kryetari i të gjithë deputetëve dhe qytetarëve; punoja me përgjegjësi, me profesionalizëm, në mënyrë të pavarur dhe me llogaridhënie.

Ashtu edhe do të vazhdoj në sfidën e radhës”, ka thënë Xhaferi.