Në Bruksel nesër janë ftuar për takim kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.
Ky i fundit një ditë më parë tha se në takim do të diskutohen të gjitha çështjet e rëndësishme për “deeskalimin e situatës, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe çështjen e dinarit”.
Këshilltari për media i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu tha të premten se ftesa për Bruksel potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohri.
Ditë më parë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka njoftuar se në takim do të flitet me theks për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që dinari serb të mos përdoret si mjet i pagesave.
Stano ka shtuar se në agjendën e së martës është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, që ai e ka quajtur çështje urgjente.
“Siç e kemi thënë nga takimi i parë, që ishte i dedikuar për vendimin e BQK-së, duhen më shumë bisedime”, ka thënë Stano.
“Takimi ka zgjidhur disa çështje, ka prekur disa gjëra dhe disa gjëra kanë mbetur që të vazhdohen. Ky saktësisht është vazhdimi. Në këtë fazë janë kryenegociatorët”.
Stano ka vazhduar duke thënë se në agjendën e së martës është edhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, që ai e ka quajtur çështje urgjente.