Tahiri: Raporti u miratua me 31 vota, 4 kundër dhe 1 abstenim për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Paris është miratuar draft-opinioni i raportueses greke, Dora Bakoyannis, i cili ishte pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Deputeti Besnik Tahiri që po merr pjesë në seancë tha se deputetët ishin të ndarë. Disa në anën e Serbisë që kundërshtojnë dhe disa në anën e Kosovës.

“Në Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Paris po diskutohet aplikimi i Kosovës. Deputetët janë të ndarë, në njërën anë Serbia kundërshton dhe nga ana tjetër është pothuajse një konsensus në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës, Raporti u votua me 31 vota, 4 kundër dhe 1 abstenim. Urime!”.