Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për sulmet ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj dikastereve tjera shtetëror.
Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto sulme kanë për qëllim ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e qytetarëve.
“Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, kërcënimet dhe sulmet e ulëta ndaj Sindikatës së Arsimit, si dhe diskutimi se kur do të mbahen zgjedhjet, kur dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor, kanë vetëm një qëllim: ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e madh që po i bëhet qytetarit dhe të dobësimit të Kosovës nga kjo qe qeveri”, ka thënë Tahiri.