Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka reaguar pas vdekjes së 18 vjeçarit nga Podujeva nga plagët e marra nga rrahja.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se kjo duhet të shërbejë si alarm i fundit se çfarë tjetër duhet të ndodh, që më në fund si shtet dhe si shoqëri të merremi me atë se ku po buron kjo dhunë, kjo urrejtje e mosdurim, shkruan Arbresh.info.
“Vrasja banditeske e një të riu nga bashkëmoshatarët e tij në Podujevë, përpos që na ka shokuar secilin prej nesh në zemër e në shpirt, duhet të shërbej si alarm i fundit se çfarë tjetër duhet të ndodh, që më në fund si shtet dhe si shoqëri të merremi me atë se ku po buron kjo dhunë, kjo urrejtje e mosdurim!”, ka shkruar Tahiri.