Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka uruar qytetarët pas mbështetjes për Kosovën nga Asambleja e Këshillit të Evropës.
Tahiri ka thënë se kur jemi bashkë gjithçka arrihet.
“Kur jemi bashkë, gjithçka arrihet, gjithçka është e mundur. Urime qytetarëve të Kosovës, faleminderit miqve të vendit tonë për mbështetje në këtë arritje historike.
Urime pafund, ta gëzojmë”, ka thënë Tahiri.