Tahiri: Kjo qeveri është në akord të plotë me kriminelin Radojçiq

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka akuzuar qeverinë në pushtet, duke thënë se kjo qeveri jo vetëm që qenka e koordinuar por edhe në akord të plotë me kriminelin Radojçiq.

Tahiri përmes rrjetit të tij në Facebook, ka shkruar se qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi.

Tutje, ai ka thënë se “çfarë mbështetje i paska dhënë Lista Serbe Albin Kurtit, e që nuk qenka “në kundërshtim me interesat kombëtare të Serbisë?”.

Ndër të tjera, ai ka pyetur se “Cilat pozita i paska zgjedhur Qeveria Zdravo me bekimin e Listës Serbe?”.

“Për cilat ligje e tema të tjera jashtë parlamentare qenkan koordinuar Radojçiqi e Albin Kurti, përmes Simiqit e Mimoza Kusarit?”.

Ai bëri të ditur se do të angazhohen për të zbuluar një gjë të tillë.

“Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë të vërtetën e këtij koordinimi dhe ne do angazhohemi që ta nxjerrim në dritë përmasën e plotë të ZdraVVo’s”, ka përfunduar Tahiri.