Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që mos ta sabotojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për humbjen e provave të rastit të Astrit Deharit.
Ai thotë se shoqëria ka nevojë të zbardhet e vërteta dhe t’i jepet fund keqpërdorimit të këtij rasti.
Postimi i plotë:
Sot, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, i kërkova edhe një herë Vetëvendosjes që mos ta sabotojë dhe ta votojë themelimin e komisionit hetimor parlamentar për humbjen e provave të rastit të Astrit Deharit.
Shoqëria jonë ka nevojë të zbardhet e vërteta dhe t’i jepet fund keqpërdorimit të këtij rasti. Shpresoj që në seancën e ditës së enjte do të votohet themelimi i këtij komisioni!