Goditet grupi ndërkombëtar kriminal në Kosovë, sekuestrohen 37 kilogramë heroinë me vlerë mbi gjysmë milioni euro
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se është goditur një tjetër grup kriminal ndërkombëtar. Sipas Sveçlës, grupi kishte përgatitur për treg 37 kilogramë heroinë, teksa aksioni për kapjen e tij u organizua nga policia, AKI-ja dhe prokuroria. Vlera e narkotikëve dyshohet të jetë mbi gjysmë milion euro.…
