GAP: Sikur në vitin e kaluar, edhe këtë vit Qeveria ndau më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga VV
Instituti GAP ka analizuar ndarjet buxhetore për vitin 2024, duke i krahasuar ato me vitin 2023. Në raport thuhet se sikur në vitin e kaluar, edhe këtë vit Qeveria gjysmën e mjeteve i ka ndarë për katër komunat që udhëhiqen nga VV. “Nga gjithsej 859.2 milionë euro sa janë planifikuar…
