Vdes i riu Yll Çeku, ishte aksidentuar me motor në shtator të 2025-ës
Ka vdekur i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma. Yll Çeku është nipi i gjeneralit Agim Çeku. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Qyshk.
