Zyrtare: Liburn Aliu prezantohet si drejtor i ri i Portit të Durrësit
Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, është zyrtarizuar si drejtorit i ri i Autoritetit Portual të Durrësit. Prezantimi i tij, u bë gjatë një konference nga zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, njëherësh ministre e Infrastruktës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ai do ta zëvendësojë Kreshnik Bajraktarin.
